Asllani shënon golin e parë me Interin, Thuram reagon në këtë mënyrë (VIDEO)
A

Asllani shënon golin e parë me Interin, Thuram reagon në këtë mënyrë (VIDEO)

Kristjan Asllani ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 30 të takimit, duke i dhënë kështu epërsinë zikaltërve kundër Genoas.

Një gol që lumturoi pa masë Asllanin, por po aq sa atë, edhe shokët e skuadrës. Lojtarët e Interit u panë të gjithë të lumtur në fytyrë pas golit të 21-vjeçarit, duke u gëzuar për suksesin e tij. Ai që bëri më tepër përshtypje ishte Marcus Thuram.

Sulmuesi francez e ka shijuar me emocion golin e parë të Kristjan Asllanit. Shprehja në fytyrën e tij flet qartë.

TË FUNDIT