Audi përtej parashikimeve në sezonin debutues në Formula 1
A

Audi përtej parashikimeve në sezonin debutues në Formula 1

Drejtori sportiv i Audi F1, Allan McNish, është shprehur i kënaqur me ecurinë e ekipit në sezonin debutues të Formula 1, duke thënë se rezultatet kanë qenë më të mira se sa pritej, veçanërisht në sesionet kualifikuese.

Audi, që këtë vit mori drejtimin e ekipit Sauber, ka regjistruar pesë paraqitje në Q3 gjatë 11 garave të para me Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto. Ekipi ka grumbulluar deri tani 12 pikë, 10 prej të cilave kanë ardhur në tre garat e fundit, falë edhe paketës së përmirësimeve të prezantuara në Çmimin e Madh të Austrisë.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar ekipi. Shoh më shumë besim dhe një funksionim më të mirë të grupit. Në aspektin e performancës së makinës, jemi më të fortë në kualifikime sesa e prisja. Nuk mendoja se do të ishim kaq të shpejtë dhe kaq të qëndrueshëm”, tha McNish.

Megjithatë, ai pranoi se Audi ka ende shumë punë për të bërë. Një nga problemet kryesore mbeten nisjet e garave, pasi në Hungari Hülkenberg humbi një pozicion menjëherë pas startit, edhe pse më vonë arriti të përfundonte në vendin e nëntë dhe të siguronte pikët e para të sezonit.

“Jemi ende në mes të renditjes dhe kemi shumë për të përmirësuar, por duke pasur parasysh se kemi zhvilluar vetëm 11 gara si ekip i Formula 1, mendoj se ndodhemi në një pozicion mjaft të mirë dhe trendi ynë është në rritje”, përfundoi ai.

TË FUNDIT