Brenda 24 orëve vidhen tri vetura në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë
B

Brenda 24 orëve vidhen tri vetura në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë regjistruar tri raste për vjedhjen e veturave në tri vende të ndryshme, përcjell AutoPortali.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, në Pejë dhe në Gjakovë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

VJEDHJE E RËNDË Rr. B, Prishtinë. 07/15.07.2025-04:00/21:20. Është raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore.

VJEDHJE E RËNDË Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 05.07.2025 – 04:11. Lidhur me rastin, vetura e vjedhur është gjetur e braktisur dhe pas ekzaminimit me vendim të prokurorit i është kthyer ankuesit kosovar.

Fsh. Vraniq, Gjakovë 15.07.2025 – 17:26. Është raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën ankuesit mashkull kosovar. Rasti ne procedure hetimore.

TË FUNDIT