Cila është shpejtësia ideale për konsum të ulët të karburantit?
C

Cila është shpejtësia ideale për konsum të ulët të karburantit?

Rritja e çmimeve të naftës dhe karburantit po i detyron shoferët të kërkojnë mënyra për të ulur shpenzimet. Sipas ekspertëve, me disa ndryshime në stilin e vozitjes, konsumi mund të ulet deri në 20 për qind.

Rregulli 70/80

Organizata gjermane TUV rekomandon që në autostradë të vozitet me rreth 70–80 për qind të shpejtësisë maksimale të automjetit, por pa kaluar kurrë kufirin ligjor prej 130 km/h.

Për shembull, nëse makina ka shpejtësi maksimale 150 km/h, shpejtësia ideale për kursim në autostradë është rreth 105–120 km/h. Shpejtësitë më të larta rrisin ndjeshëm rezistencën e ajrit dhe konsumin e karburantit.

Kujdes edhe me ndërrimin e marsheve

Për kursim më të madh, këshillohet të kaloni sa më herët në marsh më të lartë dhe të shmangni uljen e panevojshme të marsheve.

Sipas artikullit, diapazoni më ekonomik i punës së motorit është rreth 1.500–2.500 rrotullime në minutë. Shmangia e përshpejtimeve të forta dhe mbajtja e një ritmi konstant mund të ndihmojnë në uljen e konsumit të karburantit.

TË FUNDIT