Pse shoferët në Evropë paguajnë gjithçka dyfish?! Nissan nxjerr një “bishë” të re për 17.000 euro
P

Pse shoferët në Evropë paguajnë gjithçka dyfish?! Nissan nxjerr një “bishë” të re për 17.000 euro

Nissan Tekton, një SUV i ri i markës japoneze, po prezantohet fillimisht në tregje jashtë Evropës. Modeli është i bazuar në Renault Duster, por ka një dizajn të ri dhe më agresiv, të frymëzuar nga Nissan Patrol.

Pas debutimit në Indi në korrik, Tekton pritet të mbërrijë edhe në Lindjen e Mesme, në version me timon në të majtë.

Pak Duster, pak Patrol

Tekton ka drita LED, parakolpë masivë, doreza të fshehura të dyerve të pasme dhe një hapësirë nga toka prej 212 mm. Gjatësia është 4.348 mm, ndërsa rrotat janë 18 inç.

Nën kapak gjendet një motor benzine 1.3 turbo me katër cilindra, me 153 kuaj fuqi dhe 278 Nm çift rrotullues, i kombinuar me një transmision automatik modern me 6 shpejtësi dhe dy friksione. Në Indi ofrohet edhe me transmision manual dhe motor 1.0 turbo me 100 kuaj fuqi. Fuqia transmetohet vetëm te rrotat e përparme.

Pajisje të pasura dhe siguri

Kabina ka një panel dixhital 10.2 inç dhe ekran multimedial 10.1 inç. Pajisjet përfshijnë çati panoramike, ventilim të sediljeve të përparme, klimë me dy zona, hapje elektrike të bagazhit, karikim pa kabllo dhe hapësirë të ftohur për pije.

Për sigurinë janë të disponueshme kamera 360°, gjashtë airbagë, tempomat adaptiv, frenim automatik, monitorim të pikës së verbër dhe sistem për mbajtjen e makinës në korsinë e saj.

Çmimi rreth 17.000 euro

Pjesa më interesante është çmimi. Nissan Tekton pritet të dalë në tregun e Lindjes së Mesme deri në fund të vitit, me çmim fillestar rreth 19.500 dollarë, ose afërsisht 17.000 euro.

Artikulli thekson se me këtë shumë, në disa tregje evropiane nuk blihet as një version bazë i Dacia Duster. Për madhësinë, motorin 153 kuaj fuqi, transmisionin automatik dhe pajisjet e shumta, Tekton paraqitet si një alternativë shumë më e lirë se shumë SUV evropianë.

TË FUNDIT