Cristiano Ronaldo dënohet me dy ndeshje moslojë
C

Cristiano Ronaldo dënohet me dy ndeshje moslojë

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite e ka dënuar Cristiano Ronaldon me dy ndeshje moslojë.

Ky Komision e ka dënuar Ronaldon për shkak të veprimeve që bëri në kundërpërgjigje të tifozëve të Al-Shababit që thërrisnin emrin e Messit, raporton Gazeta Express, transmeton AutoPortali.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë ndeshjes mes Al-Nassr e Al-Shabab, të cilën e fituan këta të parët me rezultatin 3:2.

Ronaldo ka mundësi të apelojë vendimi dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar.

Por do të jetë e vështirë që pezullimi t’i hiqet. Portugezi do të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed.

TË FUNDIT