Bojkotimi i marketeve konsiderohet i domosdoshëm nga ekonomistët dhe OJQ-të
B

Bojkotimi i marketeve konsiderohet i domosdoshëm nga ekonomistët dhe OJQ-të

Një iniciativë e nisur në rrjetet sociale për bojkotimin e marketeve në Kosovë, për shkak të çmimeve të larta ditën e parë e pati dje.

Iniciativa për bojkotin e marketeve, ka nisur fillimisht në Kroaci duke vazhduar pastaj edhe pothuajse në të gjitha vendet e rajonit.

Këtë iniciativë të qëlluar dhe të drejtë që po vazhdohet në Kosovë e konsideron edhe ekonomisti Adem Qorrolli duke treguar edhe një mënyrë manipulimi me çmime.

“Ne patëm një shembull shumë të mirë me pjesën e embargos së produkteve nga Serbia, në momentin kur disa produkte që ishin më të shtrenjta, në momentin që erdhi konkurrenca nga Serbia, ata ditën të bëjnë zbritje deri në 2 euro në një produkt, ka qenë ai i mishit,ku mbërriti çmimi deri në 10 euro”, tha Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë.

Qorrolli tregon arsyet që çmimet nuk mund të ndryshojnë shpejt.

Ai deklaroi se “Brenda ditës nuk ulët pagesa e fuqisë punëtore, brenda ditës nuk është arsyeje energjetika, brenda ditës nuk ulën as tatimet e as pjesa e taksave por kjo është thjeshtë një mos ngopje e rritjes së fitimit”.

Ndërkaq, kryetari i OJQ-së “KONSUMATORI” Selatin Kaçaniku shpjegon edhe efektin e bojkotimit.

Selatin Kaçaniku, kryetari i OJQ-së “KONSUMATORI” tha se ky organizim “Kosova Bojkoton” përkrahet ose ndiqet me mbi 200.000 mijë qytetarë konsumatorë të republikës së Kosovës, se kalkulohet se çdokush bënë në një familje 4 anëtarëshe atëherë janë afro 800 mijë njerëz që është rezultat impozant.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej 1,6% krahasuar me vitin 2023, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

Në Kroaci, ky bojkotim kishte efekt të jashtëzakonshëm ku shumë zinxhir marketesh ulën çmimet.

TË FUNDIT