Llapi ka njoftuar transferimin e radhës.
Sulmuesi i qendrës, Eduard Shehu ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin llapjan me mundësi vazhdimi.
23-vjeçari vjen nga skuadra shqiptare, Besa Kavajë.
Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si: EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli.
“Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik t’i tregojë cilësitë e tij”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton AutoPortali.
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/808470437964108?ref=embed_post



