Fiati që të gjithë do të donin ta ngisnin
F

Fiati që të gjithë do të donin ta ngisnin

Modeli legjendar Fiat Duna nga vitet ’80 është rikthyer në vëmendje falë një koncepti të krijuar nga dizajneri italian Gianluca Vignola. I realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, renderi jozyrtar kombinon linjat klasike të Dunës me elementet moderne të Grande Panda.

Koncepti parashikon tri versione: sedan, karavan Weekend dhe një variant me dy dyer. Gama e motorëve do të përfshinte versione hibride nga 90 deri në 145 kuaj fuqi, si edhe një model plotësisht elektrik Duna-e me 135 kuaj fuqi dhe bateri 50 kWh.

Edhe pse ideja është pritur shumë mirë nga publiku, Fiat nuk ka në planet e tij rikthimin e modelit Duna. Aktualisht, kompania është e përqendruar te modelet e reja Grizli, Grizli Fastback, Multipla, Pandina dhe Panda Van. Megjithatë, ky koncept tregon se nostalgjia për modelet klasike të Fiatit vazhdon të jetë e fortë.

TË FUNDIT