Forcohet euroja dhe dollari në raport me lekun
F

Forcohet euroja dhe dollari në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan dhe euroja fituan terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 89,64 lekë, ose 0,16 lekë më shumë.

Një euro u ble me 98,92 lekë, ose 0,20 lekë më tepër se ditën e mërkurë, ndërsa paundi britanik u ngjit në kuotën 115,32 lekë, ose 0,59 lekë më shumë.

Franga zvicerane këmbehet sot me 106,13 lekë, ose 0,28 lekë më shumë se ditën e mërkurë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 89.64 +0.16
Euro EUR 98.92 +0.20
Poundi Britanik GBP 115.32 +0.59
Franga Zvicerane CHF 106.13 -0.28
Jeni Japonez (100) JPY 61.32 -0.30
Dollari Australian AUD 55.20 +1.38
Dollari Kanadez CAD 63.71 +0.72
Korona Suedeze SEK 8.98 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.24 +0.07
Korona Daneze DKK 13.26 +0.04
SDR SDR 119.74 +0.67
Ari(OZ 1) XAU 278991.05 +6,217.53
Argjend(OZ 1) XAG 2774.36 +59.55
Juani Kinez (onshore) CNY 12.21 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 12.19 +0.07
Lira Turke TRY 2.36 +0.01

/j.p/

TË FUNDIT