Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
E temperaturat minimale do të jenë 25 gradë, e ajo maksimalja do të shkon deri në 28 gradë Celsius, transmeton AutoPortali.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranesira te pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesiaht nga verigperendimi me shpejtësi 1-4m/s”.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s. Indeksi UV mbetet shum i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./AutoPortali