Gjendet Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë
G

Gjendet Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë

Policia britanike e ka gjetur veturën Ferrari, e cila 28 vjet më parë i ishte vjedhur ish-garuesit në Formula 1, Gerhard Berger, njoftojnë mediat britanike.

Ferrari i kuq F512M ishte vjedhur në prill të vitit 1995, derisa Berger ishte në garën për Shpërblimin e Madh të San Marinos.

Policia ka njoftuar se vetura pasi ishte vjedhur, u dërgua në Japoni, ndërsa në fund të vitit të kaluar u kthye në Angli, bën të ditur BBC. Përveç policisë, në kërkim ishte angazhuar edhe vetë prodhuesi, Ferrari.

Deri më tani nuk është arrestuar askush për këtë rast.

Vetura ka vlerë prej 350.000 funtesh dhe është Ferrari i dytë i vjedhur, derisa i pari nuk është gjetur kurrë.

 

TË FUNDIT