Gjobat në trafik kapin shifrën 2 mijë e 143 brenda një dite
G

Gjobat në trafik kapin shifrën 2 mijë e 143 brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 41 aksidente, një me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 24 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 143 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 12 persona, 9 në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit./AutoPortali/

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 16
Aksident trafiku  me dëme materiale 24
Tiketa trafiku të shqiptuara 2143
Persona të arrestuar 12
Persona në mbajtje 9
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT