Gjobitet me 500 euro kompania që ndoti rrugët e kryeqytetit gjatë bartjes së materialeve
G

Gjobitet me 500 euro kompania që ndoti rrugët e kryeqytetit gjatë bartjes së materialeve

Inspektorati i Kryeqytetit e ka gjobitur me 500 euro një kompani që ka ndotur rrugët e Prishtinës, gjatë bartjes së materialeve për ndërtim, përcjell Auto Portali.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama, ku ka thënë se këto gjoba do të vazhdojnë në raste të tilla.

Ai ka kërkuar nga kompanitë që të kenë kujdes gjatë bartjes së materialeve.

Postimi i plotë  tij:

“Të nderuar qytetarë dhe kompani ndërtimi, ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm derisa bartni materialet për ndërtim, mos dëmtoni rrugët e Kryeqytetit! Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm. Ta ruajmë e të kujdesemi bashkë për pronën publike”/AutoPortali/

 

 

TË FUNDIT