Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid dhe futbolli evropian në fund të këtij sezoni për t’u transferuar në Major League Soccer në SHBA pikërisht te skuadra e Orlando City.
Sulmuesi i përfaqësueses franceze ka arritur një marrëveshje verbale me skuadrën nga Florida për transferimin e tij në muajt e verës.
Griezmann do të përfitojë nga pauza e ndeshjeve të kombëtare për të udhëtuar menjëherë në drejtim të SHBA për të formalizuar këtë marrëveshje dhe të nënshkruajë kontratën me skuadrën e tij të re që do të jetë edhe etapa e fundit e karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Në fillim Atletico Madrid rezistoi ndaj ofensivës së Orlando City për Griezmann për një shitje të menjëhershme të Griezmann në muajin mars, por tani drejtuesit e Los Colchoneros i dhanë lejen sulmuesit 35 vjeçar të largohet nga Madridi dhe të bëjë realitet ëndrrën e tij për të mbyllur karrierën në Major League Soccer, gjë që ai e ka shprehur shpesh në vitet e fundit./TCh



