Italiani Bezzechi triumfoi në pistën e Silverstones
I

Italiani Bezzechi triumfoi në pistën e Silverstones

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Anglisë në MotoGP. Gara e zhvilluar në pistën e Silverstone u dominua nga Bezzechi, që e meritoi fitoren.

Në vendin e dytë u rendit piloti francez Honda, Johann Zarco, ndërsa në të tretin u klasifikua spanjolli i Ducati, Marc Marquez.

Pavarësisht kësaj, Marquez ruan kreun e renditjes së Botërorit pas kësaj gare.

Gara u karakterizua nga një rrëzim në xhirot e para të dy vëllezërve Marquez, duke bërë që në pistë të derdhet shumë vaj. Kjo detyroi organizatorët të rinisin garën dhe të gjithë pilotët u rikthyen në start.

Ai që zhgënjeu në restart është Fabio Quartararo, që ka probleme me motorin e tij dhe detyrohet të tërhiqet. Edhe Francesco Bagnaia me Ducati rrëzohet, duke mos marrë asnjë pikë dhe humbur terren në renditje.

TË FUNDIT