Boksieri britanik, Anthony Joshua ka vazhduar fuqishëm rrugën drejt rikthimit si kampion botëror, duke mposhtur me nokaut në rundin e dytë kamerunasin Francis Ngannou.
Joshua u tregua shumë i qetë në luftën e tij, por i pamëshirë në momentet e duhura.
Një goditje e tij e fortë me të majtën bëri që Ngannou të shtrihej për tokë.
Situatë e njëjtë u përsërit edhe në rundin e dytë, por kamerunasi u ngrit përsëri.
Joshua nuk u ndal dhe vetëm pak sekonda më vonë e rrëzoi për herë të tretë rivalin e tij dhe gjyqtari dha shenjë për përfundimit e meçit.
Pas fitores, AJ deklaroi se shpreson që sa më parë të përballet me fituesin e meçit Fury – Usyk.
ANTHONY JOSHUA KNOCKS OUT FRANCIS NGANNOU 😳pic.twitter.com/oP7rLAACVv https://t.co/EoviFkPpSx
— Action Network (@ActionNetworkHQ) March 9, 2024