Këta janë personat të cilët lirohen nga përdorimi i rripit të sigurisë në Kosovë
K

Këta janë personat të cilët lirohen nga përdorimi i rripit të sigurisë në Kosovë

Përdorimi i rripit të sigurisë në veturë mbetet një nga masat më të thjeshta, por edhe më jetësore për mbrojtjen e pasagjerëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Megjithëse Ligji për Trafikun Rrugor në Kosovë e bën të detyrueshëm këtë veprim, ekzistojnë shtatë kategori që lirohen nga kjo përgjegjësi, shkruan AutoPortali.

Këtë më mirë e sqaron neni 190 në Ligjin e lartëcekur.

Personat që posedojnë certifikatë mjekësore, gratë shtatzëna, polici apo personeli tjetër i autorizuar gjatë transportimit të personave të arrestuar, mbrojtja e afërt, personeli i shërbimit mjekësor gjatë ndihmës së parë, personeli i sigurimit që është duke e bartur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme dhe personat e sëmurë që barten me lesë apo në ulëse të atyre me aftësi të veçanta.

Ndryshe, rripi i sigurisë në veturë për herë të parë është përdorur në vitin 1950, i projektuar nga inxhinieri suedez Nils Bohlin./AutoPortali/

TË FUNDIT