Kosova do t’i vazhdojë sot përgatitjet për sfidat e tetorit
K

Kosova do t’i vazhdojë sot përgatitjet për sfidat e tetorit

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për herë të parë këtë muaj, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Botërorin 2026.

Stërvitja e radhës do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30, ndërsa pas saj do të prononcohen dy lojtarë të përzgjedhur.

Ekipit i janë rikthyer Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, të cilët munguan në shtator, si dhe prurja e re Albian Hajdari.

Ndërkohë, trajneri Franco Foda përballet me shtatë mungesa – pesë për shkak të lëndimeve (Rrahmani, Hadërgjonaj, Paqarada, Demaku, Zabërxha) dhe dy të tjerë për probleme të ndryshme (Dellova, Haxha).

Kosova do të përballet me Slloveninë këtë të premte në Prishtinë, dhe më pas do të udhëtojë drejt Suedisë, të cilën e ka mposhtur 2:0 muajin e kaluar, pak ditë pas humbjes 0:4 ndaj Zvicrës.

TË FUNDIT