Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka raste të regjistruara me fruth.
“Në Kosovë, aktualisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës rithekson faktin se vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij, krahas masave të tjera të kujdesit“, thuhet në njoftim.
IKShPK u bën thirrje prindërve që t’i vaksinojnë me kohë fëmijët./Autoportali/
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/690915529905948?ref=embed_post