Ndezja e makinës me kabllo duket si një veprim i thjeshtë, por te automjetet moderne mund të shkaktojë dëme serioze në elektronikë nëse bëhet gabimisht.
Shumë makina të reja nuk e kanë baterinë nën kapak, por në bagazh ose nën sediljet e pasme. Për këtë arsye, prodhuesit kanë vendosur terminale të posaçme (+) dhe (-) nën kapak, të cilat rekomandohet të përdoren gjatë ndezjes me kabllo.
Renditja e lidhjes është gjithashtu shumë e rëndësishme: fillimisht kablloja e kuqe lidhet me polin pozitiv të makinës me bateri të shkarkuar, më pas me polin pozitiv të makinës ndihmëse. Kablloja e zezë lidhet me polin negativ të makinës ndihmëse, ndërsa skaji tjetër me një pjesë metalike të palyer të makinës së shkarkuar, larg baterisë.
Kujdes i veçantë duhet treguar te makinat hibride dhe elektrike. Kabllot duhet të lidhen vetëm me sistemin 12V, ndërsa komponentët me tension të lartë nuk duhen prekur.
Disa prodhues, përfshirë Kia dhe Tesla, paralajmërojnë gjithashtu se automjetet hibride ose elektrike nuk duhet të përdoren për t’u dhënë energji makinave të tjera.
Një altern
ativë më e sigurt është përdorimi i një jump starter-i (buster), i cili ka sistem të integruar për kontrollin e tensionit dhe nuk kërkon një makinë tjetër.
Një lidhje e gabuar mund të dëmtojë ECU-në, sensorët, servodrejtimin, airbagët apo sisteme të tjera elektronike dhe fatura e riparimit mund të jetë shumë e lartë.



