Valdet Kaçandolli e ka përfunduar edhe garën e fundit për këtë vit në FIA European Hill Climb Championship.
Në garën e mbajtur në Buzet të Kroacisë, në fundjavën që shkoi, Kaçandolli me Suzuki Swift Sport u rendit i katërti në Grupin 3, rezultat i mjaftueshëm që në plasmanin përfundimtar të këtij grupi të jetë në pozitën e tretë.
Me 12 pikët e inkasuara nga gara në Buzet, Valdeti gjindet në kuotën 119 pikëve.
Vetë pjesëmarrja në Kampionatin Evropian është sukses i madh, ndërsa fakti që do të jetë në podiumin e fituesve në plasmanin e përgjithshëm sigurisht që rezultat që duhet vlerësuar shumë.
Duhet theksuar që Kaçandolli bëhet garuesi i parë në histori të auto sportit që shqiptar e ndjek në tërësi Kampionatin Evropian në disiplinën Hill Climb dhe atë duke përfunduar në mesin e tre më të mirëve.



