Maqedonci: Ngjarje historike hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë
M

Maqedonci: Ngjarje historike hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Shqipërisë, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ai e ka cilësuar këtë ditë si një ngjarje historike që do t’I japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.

Kjo bazë që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë. Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore”, theksoi ministri Maqedonci.

Më tej, ai shtoi se si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë, ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake, do të jenë vetëm në funksion të paqes, përcjell Klan Kosova.

Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjve tanë që duan stabilitetin.

TË FUNDIT