Marc Marquez nuk dëshiron ta fitojë titullin në Misano – kjo është arsyeja
M

Marc Marquez nuk dëshiron ta fitojë titullin në Misano – kjo është arsyeja

Marc Marquez është në prag të titullit të tij të shtatë në MotoGP, por thotë se nuk dëshiron ta mbyllë kampionatin në Misano, pasi kjo do të nënkuptonte një fundjavë të dështuar për vëllain e tij, Alex Marquez, që këtë javë garon në pistën e tij të shtëpisë në Barcelonë.

Marquez aktualisht ka epërsi prej 175 pikësh dhe nëse e rrit atë me 47 pikë në dy garat e radhës (Barcelona dhe Misano), mund të kurorëzohet kampion që aty. Por për të, më e rëndësishme është që vëllai të ketë një fundjavë të mirë në shtëpi.

“Do të doja ta kisha ‘topin e titullit’ sa më shpejt të jetë e mundur, por preferoj ta kem në Japoni ose Indonezi. Nëse ndodh në Misano, do të thotë që vëllai im ka kaluar një fundjavë katastrofike në Katalonjë”, tha Marquez.

Gara në Barcelonë, më e vështira për të?

Pavarësisht formës së shkëlqyer, 10 fitore në 14 gara dhe 13 në sprint, Marquez paralajmëron se gara në Montmelo mund të jetë më e vështira, pasi historikisht është një nga pistat ku ka pasur më pak sukses.

“Në Barcelonë gjithmonë më duhet të punoj më shumë për të qenë në krye. Edhe pse jemi në formë të mirë, ky është një nga pistat më të vështira për mua. Por është gara ime e shtëpisë, dhe kjo më motivon”.

Ai shton se konkurrenca këtë fundjavë do të jetë e fortë, jo vetëm nga vëllai i tij Alex, por edhe nga Pecco Bagnaia, që ka fituar dy garat e fundit në këtë pistë.

TË FUNDIT