Gjatë tubimit elektoral në Podujevë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se “Kosova po lulëzon”, ndërsa “ekonomia e Gjermanisë po përballet me recesion”.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime, sidomos nga diaspora, të cilët janë përballur me çmime të larta gjatë pushimeve në vendlindje.
Bashkatdhetari dhe aktivisti Ramadan Morina e cilësoi këtë si “propagandë të marrë” dhe tha se realiteti është krejt ndryshe për ata që jetojnë jashtë vendit, njofton Klankosova.tv, transmeton AutoPortali.
“Është e dhimbshme kur e dëgjon këtë propagandë, ndërsa ne që jetojmë në mërgim përballemi me një fakt tjetër.
Të kesh shportën elementare të ushqimit rreth 20% më të shtrenjtë se në Gjermani dhe pastaj të lavdërohesh se Kosova po lulëzon, është e tmerrshme”, u shpreh Morina, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Dëgjojeni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:



