Një i vdekur dhe 23 të lënduar në aksidente trafiku
N

Një i vdekur dhe 23 të lënduar në aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 66 aksidente, një me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 42 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 541 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 20 persona, 10 në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit./AutoPortali/

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 23
Aksident trafiku  me dëme materiale 42
Tiketa trafiku të shqiptuara 2541
Persona të arrestuar 20
Persona në mbajtje 10
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT