Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit, është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 496 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 8 persona, 7 janë mbajtur në ndalim, ndërsa një tjetër ndodhet në vuajtje të dënimit.
Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor./AutoPortali/
| Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 27 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 38 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2496 |
| Persona të arrestuar | 8 |
| Persona në mbajtje | 7 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |




