Një i vdekur dhe 30 të lënduar nga 94 aksidente të ndodhura brenda një dite
N

Një i vdekur dhe 30 të lënduar nga 94 aksidente të ndodhura brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 94 aksidente, një i vdekur, 30 me të lënduar dhe 63 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 456 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 21 persona, 13 në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 30
Aksident trafiku  me dëme materiale 63
Tiketa trafiku të shqiptuara 2456
Persona të arrestuar 21
Persona në mbajtje 13
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT