Një i vdekur nga 115 aksidentet e ndodhura brenda një dite
N

Një i vdekur nga 115 aksidentet e ndodhura brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 115 aksidente, 35 me të lënduar dhe 79 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 24 persona, 17 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 35
Aksident trafiku  me dëme materiale 79
Tiketa trafiku të shqiptuara 2060
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 24
Persona në mbajtje 17
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 0

TË FUNDIT