Një i vdekur nga 121 aksidentet e ndodhura brenda një dite
N

Një i vdekur nga 121 aksidentet e ndodhura brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 121 aksidente, një me fatalitet, 34 me të lënduar dhe 86 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 161 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 15 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 34
Aksident trafiku  me dëme materiale 86
Tiketa trafiku të shqiptuara 2161
Persona të arrestuar 22
Persona në mbajtje 15
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT