Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 60 aksidente, një i vdekur, 28 me të lënduar dhe 23 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 227 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 12 persona, 9 në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit./AutoPortali
| Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 28 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 31 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2227 |
| Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
| Persona të arrestuar | 12 |
| Persona në mbajtje | 9 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 2 |




