Pas tërheqjes nga gara në Zandvoort për shkak të rrjedhjes së vajit, Lando Norris zbuloi se Zak Brown dhe Andrea Stella i kërkuan ndjesë, edhe pse ai nuk i fajëson për problemin teknik.
“Kam bërë mbi 60 gara pa defekte, ishte thjesht fatkeqësi. Askush nuk ka faj”, tha Norris në Monza.
Britaniku, që tani është 34 pikë pas Piastrit në renditje, shtoi se nuk do t’i ndryshojë qëllimet: “Do të vazhdoj të luftoj për fitore. Nuk i uroj askujt fat të keq, thjesht do të përpiqem të rikuperoj”.



