Pas Cikalleshit e Gjasulës, pensionet edhe një futbollist i Kombëtares së Shqipërisë
P

Pas Cikalleshit e Gjasulës, pensionet edhe një futbollist i Kombëtares së Shqipërisë

Gjatë këtyre ditëve, Federata Shqiptare e Futbollit po bën të ditura pensionimet e futbollistëve.

Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula ishin dy lojtarët që i dhanë fund aventurës me fanellën kuqezi.

Gazetari i Sportekspres, Klaudio Ndreca raporton se portieri, Etrit Berisha pritet të jetë i pensionuari i radhës.

Berisha do të bëjë këtë për t’i lënë hapësirë lojtarëve të rinj në Kombëtaren e Shqipërisë.

“Titi” nga Prishtina ishte në dy Evropianët e fundit, atë të vitit 2016 dhe të vitit 2024 në Gjermani, duke dhënë një kontribut të madh për fanellën e Shqipërisë.

TË FUNDIT