Pastrohen mbi tre kilometra të shtratit të lumit Malisheva
P

Pastrohen mbi tre kilometra të shtratit të lumit Malisheva

Në Gjilan po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, me qëllim të shmangies së vërshimeve të mundshme.

Bëhet e ditur se Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen për pastrimin e shtratit të lumit Malisheva.

Ai tregoi se janë pastruar mbi tre kilometra të shtratit të lumit që kalon përgjatë gjithë fshatit, raporton Klan Kosova.

“Po vazhdojmë me  pastrimin  e shtretërve të lumenjve, me qëllim për të shmangur vërshimet”, tha Hyseni.

Kuvendi Komunal Gjilan. Foto: Komuna Gjilan
Kuvendi Komunal Gjilan. Foto: Komuna Gjilan

TË FUNDIT