Paul Pogba dënohet me katër vjet moslojë
P

Paul Pogba dënohet me katër vjet moslojë

Futbollisti francez, Paul Pogba, është dënuar me katër vjet moslojë pasi u gjet fajtor për përdorimin e dopingut.

30-vjeçari u suspendua në shtator të vitit të kaluar, pasi që kishte përdorur DHEA, substancë që ngreh nivelet e testosteroneve, hormon ky që rrit durueshmërinë te sportistët, njofton Klan Kosova, transmeton AutoPortali.

Ndërkaq, testimi i dytë që ai e kishte bërë në tetor e kishte vërtetuar që Pogba e kishte përdorur këtë substancë.

TË FUNDIT