Përplasje e fuqishme në rrugën Prishtinë–Pejë mes një veture dhe një autokombajne
P

Përplasje e fuqishme në rrugën Prishtinë–Pejë mes një veture dhe një autokombajne

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Pejë-Prishtinë, shkruan AutoPortali.

Në aksident janë përfshirë një autokombajnë dhe një makinë vetëm me dëme materiale.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Rreth orës 02:20 Policia ka pranuar informatën se në Llapushnik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kombajnë dhe një veturë. Njësia e autostradës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident“.

TË FUNDIT