Policia ka raportuar 72 aksidente brenda 24 orëve
P

Policia ka raportuar 72 aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 72 aksidente, 26 me të lënduar dhe 46 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 573 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 17 persona, 11 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 26
Aksident trafiku  me dëme materiale 46
Tiketa trafiku të shqiptuara 2573
Persona të arrestuar 17
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT