Ajri i ndotur që po liron KEK-u me substancat shumë të dëmshme, QKFM në Obiliq ka kërkuar nga qytetarët që të reduktojnë daljet e panevojshme jashtë, përcjell AutoPoartali.
Apelohet që fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (astmë, bronkit, sëmundje të zemrës) duhet të kenë kujdes të veçantë.
Këta individë duhet të monitorohen nga afër për çdo simptomë të frymëmarrjes, kollë, ose përkeqësim të gjendjes.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të ndotjes enorme dhe të vazhdueshme nga ana e KEK-ut, me substancat shumë të dëmshme për shëndetin e popullatës sonë sidomos ( shtatëzanat, fëmijët të moshuarit) dhe të tjerët me sëmundje kronike të mushkērive dhe të zemrës, ju kêshillojmë:
✅ Masat mbrojtëse për qytetarët:
- Qëndrimi brenda shtëpisë
Shmangni daljet jashtë, sidomos gjatë orëve me ndotje të pikut (zakonisht mëngjes herët dhe në mbrëmje).
Qëndroni në ambiente të mbyllura me ajrim të kontrolluar.
- Përdorimi i maskave mbrojtëse
Përdorni maskat N95 ose FFP2/FFP3, që filtrojnë grimcat PM2.5 dhe PM10 (maskat kirurgjikale janë më pak efektive për këto grimca).
- Ajrimi i brendshëm me kujdes
Mos hapni dritaret gjatë periudhave me ndotje të lartë.
Përdorni pastrues ajri (air purifiers) me filtra HEPA në ambiente të mbyllura, nëse është e mundur.
- Ushqim dhe hidratim
Rritni konsumin e ujit, frutave dhe perimeve me antioksidantë (si vitamina C dhe E) që ndihmojnë trupin të përballojë ndotjen.
- Kujdes për grupet e ndjeshme
Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (astmë, bronkit, sëmundje të zemrës) duhet të kenë kujdes të veçantë.
Këta individë duhet të monitorohen nga afër për çdo simptomë të frymëmarrjes, kollë, ose përkeqësim të gjendjes./AutoPortali/
https://www.facebook.com/qkmf.obiliq.10/videos/1515123469913066