Qytetarët e Pejës raportojnë problemet infrastrukturore
Q
Qytetarët e Pejës raportojnë problemet infrastrukturore
Dëmtimi i infrastrukturës rrugore si pasojë e ndërhyrjeve të ndryshme vazhdon të paraqesë problematikë për qytetarët.
Së fundmi edhe në qytetin e Pejës qytetarët kanë raportuar në platformën ndreqe.com për dëmtime të trotuareve dhe rrugëve.
Një qytetarë që ka dashur të mbetet anonim, ka raportuar se në një rrugë në afërsi të Xhamisë së Pazarit në Pejë, janë dëmtuar kubzat në rrugë dhe se aty është krijuar një gropë që paraqet problem për veturat dhe këmbësorët.
Derisa një tjetër qytetar i Pejës ka raportuar se ë afërsi të pazarit është dëmtuar trotuari duke lënë pas një pamje të shëmtuar e poashtu duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve.