Shkeljet në trafik sjellin mijëra gjoba brenda ditës
S

Shkeljet në trafik sjellin mijëra gjoba brenda ditës

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit, është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 496 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 8 persona, 7 janë mbajtur në ndalim, ndërsa një tjetër ndodhet në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor./AutoPortali/

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 27
Aksident trafiku  me dëme materiale 38
Tiketa trafiku të shqiptuara 2496
Persona të arrestuar 8
Persona në mbajtje 7
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT