Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
S

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 5 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Në TM4 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 1,5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 5 përqind dhe Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin ASK-së.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë, raporton KosovaPress, transmeton AutoPortali.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

TË FUNDIT