Spektaklit Drag Race 4, i paraprin pjesa e mbetur nga Drag Race 3

0
42

Në fundjavë (3 e 4 tetor) mbahet Drag Race 4, e fundit për vitin 2026.

Dashamirët e shpejtësisë këtë herë do ta kenë mundësinë t’i shohin dy spektakle brenda një gare.

Të shtunën, duke filluar në orën 11:00 është planifikimi i pjesës mbetur nga Drag Race 3, që do të thotë në pistë do të jenë veturat më të shpejta, ato të klasës 8 dhe 9 të Divizionit AWD.

Paraprakisht, të shtunën nga ora 08:00-09:30 bëhet paraqitja në garë, pastaj pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit, kontrollimi teknknik i veturave dhe brifingu me garues.

Të gjitha këto procedura kryhen në pistën ku mbahet gara.

Në Drag Race 1 interesimi ishte i jashtëzakonshëm, madje u shënuar numër rekord i pjesëmarrësve (121). Në bazë të aplikimeve duket seedhe Drag Race 4 do të jetë masiv për nga pjesëmarrja e shpresojmë edhe për nga cilësia, disiplina e pjesëmarrësve dhe rrjedha e garës në tërësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu