Notari australian Cameron McEvoy ka hyrë në histori duke vendosur një rekord të ri botëror në garën e 50 metrave stil i lirë.
31-vjeçari realizoi një performancë të jashtëzakonshme në “Open”-in e Kinës, që po zhvillohet në Shenzhen, ku ndaloi kronometrin në 20.88 sekonda.
Me këtë kohë, ai përmirësoi me 0.03 sekonda rekordin e mëparshëm botëror prej 20.91 sekondash, i cili mbahej që nga viti 2009 nga braziliani César Cielo.
Rekordi i Cielos ishte vendosur në fundin e epokës së kostumeve prej poliuretani, një periudhë që solli revolucion në not për shkak të përmirësimeve teknologjike që këto kostume ofronin.
Ato u ndaluan përfundimisht në vitin 2010 nga FINA, megjithatë rekordet e vendosura gjatë asaj kohe mbetën në fuqi.
Thyerja e këtij rekordi nga McEvoy konsiderohet një moment historik për notin, pasi është hera e parë që një rekord i kësaj gare tejkalohet në epokën pas ndalimit të kostumeve prej poliuretani./AutoPortali



