Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1, garë që u zhvillua në pistën e Sepang (Malajzi). Ky është suksesi i parë sezonal për 4 herë kampionin e botës, që në një garë kaotike nga xhiro e parë deri tek e fundit, arriti të jetë i qetë dhe të përfitojë nga situatat e krijuara.
Në vendin e dytë u rendit italiani Kimi Antonelli me Mercedes. Falë këtij rezultati dhe tërheqjes nga gara të shokut të tij të skuadrës George Russell thuajse ka hipotekuar titullin kampion për pilotë. Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton me Ferrari, i treti, që la pa shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc (vendi 4).
Një garë që zgjati 3 orë e 20 minuta në total: Duhej të nisej në orën 9 të mëngjesit por nisi pas 90 minutash për shkak të shiut të dendur. Dy herë makinat u rikthyen në bokse, ndërkohë që dy herë hyri makina e sigurisë dhe një herë ajo virtuale e sigurisë.
Skuadrat përdorën goma të ndryshme dhe kjo e bëri garën interesante.
Kjo situatë afron Antonelli me titullin, pasi tani ka 84 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës.

Një garë me dy pamje për Ferrari që e nisi shumë keq për shkak të gomave të gabuara të zgjedhura në pistën e lagur. Por më pas, “kokëkuqja” arriti të përfitojë nga situatat e krijuara dhe riktheu dy makinat e saj në lojë për podiumin, që u arrit nga Hamilton.
Red Bull duket se është rikthyer protagoniste, pasi edhe Isack Hadjar u paraqit mirë, duke u renditur i pesti, ndërsa McLaren ishte kaotike me paraqitjen e saj, ashtu si dhe gara. Në ‘top10’ edhe Oscar Piastri (McLaren), Liam Lawson (Racing Bulls), Fernando Alonso (Aston Martin), Lando Norris (McLaren) dhe Arvid Lindblad (Racing Bulls).


