Wolff jep lajmin e madh
W

Wolff jep lajmin e madh

Shefi i ekipit të Mercedes në Formula 1, Toto Wolff, tha se do të largohej menjëherë nga drejtimi i skuadrës nëse do të gjente dikë që mund ta bëjë më mirë punën e tij.

Wolff është në krye të Mercedes që prej vitit 2013 dhe ka udhëhequr ekipin drejt 8 titujve kampionë për konstruktorë dhe 7 për pilotë, por rezultatet janë dobësuar që nga viti 2022 me rregulloret e reja të makinave.

Ai është edhe bashkë-pronar i ekipit, ndaj ka më shumë liri për të vendosur për rolin e tij. Wolff përmendi modelin e McLaren me Zak Brown si CEO dhe Andrea Stella si shef teknik, si një mundësi për të ardhmen e Mercedes.

“Nëse një ditë zgjohem dhe mendoj se dikush tjetër mund ta bëjë më mirë punën time, do të largohem menjëherë. Pa dyshim”, tha ai.

Gjithashtu, ai pranoi se nuk është më ai njeriu luftarak i vitit 2014: “Kam ndryshuar, jam bërë pak më i butë, gjë që nuk është fort e mirë në këtë sport”.

TË FUNDIT