Johann Zarco ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me ekipin LCR Honda, duke u bërë piloti i parë që konfirmohet për epokën e re teknike të MotoGP në 2027.
Francezi do të vazhdojë të jetë pilot zyrtar i Honda HRC, me akses të plotë në specifikimet teknike të ekipit fabrikë. Pas fitores në Le Mans dhe podiumit në Silverstone, bashkëpunimi me LCR është vlerësuar si shumë i suksesshëm.
Zarco u shpreh i lumtur për marrëveshjen: “Kemi objektiva të mëdha përpara dhe jam i motivuar për të vazhduar këtë rrugëtim me LCR dhe Honda”.
Drejtuesi i ekipit, Lucio Cecchinello, tha se besimi i Honda-s në Zarcon është i merituar dhe vendimtar për zhvillimin e motorit në vitet që vijnë.



