Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në Parkun e Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti për Express.