Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 28 aksidente, një me fatalitet, 9 me të lënduar dhe 18 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
Aksident trafiku me të lënduar | 9 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 18 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1898 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
Persona të arrestuar | 12 |
Persona në mbajtje | 6 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 1 |