1 mijë e 925 tiketa trafiku për shkelje të regullave rrugore për 24 orë
1

1 mijë e 925 tiketa trafiku për shkelje të regullave rrugore për 24 orë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 38 aksidente, 18 me të lënduar dhe 20 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 1 mijë e 925 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 18
Aksident trafiku  me dëme materiale 20
Tiketa trafiku të shqiptuara 1925
Persona të arrestuar 19
Persona në mbajtje 12
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT