100 mijë vetura në ditë në bregdetin e Lezhës, Policia forcon kontrollet
1

100 mijë vetura në ditë në bregdetin e Lezhës, Policia forcon kontrollet

Bregdeti i Lezhës është shndërruar nga më të frekuentuar prej vitesh. Në një ditë fluksi mund të shkojë në 100 mijë mjete në ditë.

Për këtë shkak në akset kryesore janë shtuar kontrollet nga policia rrugore për të ulur sa më shumë trafikun.

Prioritet mbetet zbatimi i rregullave të qarkullimit duke parandaluar aksidentet, shkruan Oranews, transmeton AutoPortali.

Për të monitoruar sa më shpejt lëvizjen, policia ka në dispozicion dhe dromët, por dhe makinat me pajisjet inteligjente.

TË FUNDIT